Ungjilli (Bibla) që tregon për ardhjen e Muhammedit a.s .

Ungjilli (Bibla) që tregon për ardhjen e Muhammedit a.s .

Pretendimi vjen nga autoritetet iraniane, që flasin për zbulimin e një libri shumë të vjetër i cili vërteton se islami është feja e vetme dhe e vërtet

Madeleine Albright: Do të regjistrohem si muslimane
Në xhamitë pakistaneze do të vendoset energjia diellore
Mejtepet, shkollat e para shqipe

Pretendimi vjen nga autoritetet iraniane, që flasin për zbulimin e një libri shumë të vjetër i cili vërteton se islami është feja e vetme dhe e vërtetë

Një ungjill i vjetër, i shkruar në lëkurë, që daton në shek V dhe për shkak se ishte konfiskuar nga kontrabandistët është zbuluar vetëm 12 vjet më parë, sipas pretendimit të Iranit, është çelësi që do të sjellë rënien e Krishtërimit dhe do të bëjë të dridhet politikën botërore.
Libri, i cili është shkruar mbi një lëkurë të përpunuar kafshe dhe është gjetur në rrënojat antike të Persisë, në Iranin e sotëm, tregon se Jezusi nuk u kryqëzua kurrë dhe se ai vetë me fjalët e tij predikoi ardhjen e Profetit Muhamed në tokë.

Autoritetet turke që janë duke ekzaminuar librin e rrallë besojnë se bëhet fjalë për një version autentik të një ungjilli të shkruar nga dora e njërit prej dishepujve të Krishtit, Barnabës, dhe sipas Iranit libri do të sjellë më në fund rënien e Krishtërimit duke vërtetuar se islami është feja e fundit dhe e vetmja e vërtetë.

I SHKRUAR NË DIALEKTIN SIRIANIK, UNGJILLI I BARNABËS PARASHIKON ARDHJEN E PROFETIT MUHAMED NË TOKË, NDONËSE DIÇKA E TILLË NDODHI RRETH 150-200 VJET MË PAS (PROFETI MUHAMED LINDI NË 570 PAS KRISHTIT DHE NDËRROI JETË NË 632).

Sipas pretendimeve, në kapitullin 4 të ungjillit në fjalë thuhet se pasi Zoti krijoi Adamin dhe Evën, Adami u kthye nga porta që u hap në qiell dhe atje ishte shkruar “La elah ela Allah, Mohamad rasool Allah”, që do të thotë: ‘Allahu është Zoti i vetëm dhe Muhamedi është profeti i tij’. Autoritetet turke e konfiskuan ungjillin në fjalë në vitin 2000, në një ngarkesë kontrabandë ku gjendeshin edhe antika të tjera të përftuara në mënyrë ilegale.

ZBULIMI I BIBLËS AUTENTIKE TË DISHEPULLIT BARNABA, SIPAS IRANIT, DO TË MINOJË KISHËN E KRISHTERË DHE AUTORITETIN E SAJ DHE DO TË REVOLUCIONARIZOJNË FENË NË BOTË . FAKTI MË I RËNDËSISHËM, SIPAS STUDIUESVE TË SAJ, ËSHTË SE KJO BIBËL KA PARASHIKUAR ARDHJEN E PROFETIT MUHAMED DHE NË VETVETE KA VERIFIKUAR FENË E ISLAMIT”.

Sipas shtypit iranian, libri hedh poshtë pretendimet e të krishterëve, që nuk e njohin Muhamedin dhe tregon përfundimisht, me fjalë të shenjta dhe jo argumente njerëzore, se është islami feja që të gjithë duhet të ndjekin.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0