Britani: fushatë publicitare për kontributin e muslimanëve në bamirësinë e Krishtlindjeve

Britani: fushatë publicitare për kontributin e muslimanëve në bamirësinë e Krishtlindjeve

Fushata e parë publicitare në televizion nga një organizatë bamirëse muslimane do të transmetohet gjatë periudhës festive në Britaninë e Madhe, një zh

Ish kryetari i AGK-së dhe kryeredaktori i gazetës Fjala, Zekrija Shabani, viziton Medresenë “Alauddin”
BIRK ndihmon skamnorët e rrethit të Tropojës
50 vjet nga ndalimi me ligj i fesë në vendin tonë /Dokumentar/

Fushata e parë publicitare në televizion nga një organizatë bamirëse muslimane do të transmetohet gjatë periudhës festive në Britaninë e Madhe, një zhvillim ky që shumë njerëz shpresojnë të sfidojë perceptimin se muslimanët janë kundër Krishtlindjeve.

Publiciteti prej 59 sekondash nga organizata bamirëse “Penny Appeal” e Jorkshirit Perëndimor, thekson rolin shpesh të injoruar të muslimanëve britanikë në ndihmën që u jepet njerëzve në nevojë në Britani, përgjatë Krishtlindjeve.

Spoti publicitar, që do të transmetohet në vigjiljen e Krishtlindjeve për të vazhduar më pas transmetimin në ITV dhe “Channel 5” gjatë periudhës festive, nënvizon faktin që për shumë muslimanë britanike, sezoni festiv ka të bëjë me ndihmën ndaj të tjerëve.

Njohja e kontributit bamirës të komunitetit britaniko-musliman pason vite të tëra të historive “fake news” që pretendojnë se muslimanët janë kundër Krishtlindjeve. Më e fundit doli të enjten, edhe pse në Itali, dhe përqendrohet në pretendimet – që më pas dolën të keqraportuara- nga komentatorë të medias së djathtë se zyrtarët në veri të vendit kishin urdhëruar heqjen e pemës së Krishtlindjeve për të shmangur ofendimin e muslimanëve. /tesheshi.com/

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0