Zbulohet vrima e zezë 100 mijë herë më e madhe se dielli

Shkencëtarët japonezë në kërkimin e zhvilluar nën drejtimin e Tomoharu Oka nga Universiteti Keio, njoftuan se vrima e zezë e zbuluar është e rrethuar me gazra molekulare.

Në një distancë 200 vite dritë në qendër të galaktikës së Rrugës së Qumështit zbulohet një vrimë e re e zezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtarët japonezë në kërkimin e zhvilluar nën drejtimin e Tomoharu Oka nga Universiteti Keio, njoftuan se vrima e zezë e zbuluar është e rrethuar me gazra molekulare.

Hulumtuesit kanë njoftuar se vrima e zezë e masës mesatare të cilën e kanë zbuluar me teleskopin ALMA në shkretëtirën Atakama në Kili, është shembull i parë në llojin e saj dhe se ajo është vrima e zezë e dytë më e madhe e zbuluar deri më tani në Galaktikën e Rrugës së Qumështit.

Vrima e zezë e zbuluar gjatë vëzhgimeve të reve të gazit brenda një lëvizjeje të pazakontë në Galaktikë, thuhet se është 100 mijë herë më e madhe se dielli.

Më parë në Galaktikën e Rrugës së Qumështit është zbuluar vrima e zezë me një super masë e cila është emëruar “Sagittarius A*” dhe që ka një masë 4 milionë herë më të madhe se dielli.

Detajet e zbulimit janë publikuar në revistën “Nature Astronomy”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *