Paditet Spartak Ngjela për ekstremizëm dhe nxitje të ndasisë fetare

Një shkrim i postuar në Facebook nga avokat Spartak Ngjela, i cili shpërtheu ndaj myftiut të Tiranës në lidhje me debatin e shumëpërfolur nëse është mbuluar figura e Skënderbeut, ka sjellë edhe kundërpërgjigjen nga vetë Ylli Gurra. Mjaft i drejtëpërdrejtë në këtë analizë, Ngjela parashtron pyetjen nëse shqiptarët kanë forcë që të arrestojnë dhe të dënojnë myftiun Ylli Gurra.

Pas këtij reagimi nuk ka vonuar shumë edhe qëndrimi i të akuzuarit. Avokatit Spartak Ngjela do ti duhet të ketë një përballje të fortë, pasi vetë myftiu Ylli Gurra ka paralajmëruar se do ta hedhë në gjyq.

“Përkundër gjithë hamendësimeve, sajesave, akuzimeve, përbaltjes dhe ekstremizmit të thirrjeve në vendosjen e personit dhe figurës sime në “gijotinën” e rradhës, për gjithë opinionin publik shqiptar në Shqipëri, Kosovë e kudo i ndodhur them; O ZOT i të gjithëve fali se nuk dinë çfarë bëjnë, nuk dinë për ç’ka janë dhe kujt i shërbejnë.

Une jam Ylli Faik GURRA nga Dragostunja, Librazhd. Krenar për atë që i madhi ZOT më ka dhënë shqiptarinë si kombësi e Shqipërinë si atdhe, paqen e fesë islame si bosht e udhërrëfyese për shpirtin dhe jo vetëm.

Ndërkohë që cilido që përmes përbaltjes së personit tim qëllimisht, i porositur, dhe për llogari të kujtdo qoftë, brënda apo jashtë Shqipërise do t’i duhet të përballet me dyert e drejtësisë, për ekstremizëm e histeri akuzash, për nxitje e ndasi fetare e nacionale dhe barbarizëm qytetar.

Përkushtimi ndaj vendit, atdheut e qytetarëve më bën me të vërtetë më besimtar shqiptar. FE – ATDHE binom i perjetshëm për gjithkënd shqiptar të këtij nënqielli”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *