Njoftimi zyrtar i BIK-ut rreth festës së Kurban – Bajramit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e premte më 1 shtator 2017.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Manifestimi fillon në ora 5:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Hetem ef. Sopjani – Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:37 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 1 shtator 2017, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *