Haxhi 2017

Ithtarët e islamit nga të gjitha anët e botës duke mos kursyer as mundin e as mjetet materiale tubohen në Meken e dashur, në Medinën e ndritur për ta adhuruar Zotin, njëherit plotësojnë shtyllën e pestë të islamit.
Me plotësimin e kësaj shtylle të islamit plotësohet edhe morali dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me besimtarin, me një fjalë plotësohet njeriu.
Haxhi na e bënë më të lehtë për ta kuptuar dhe praktikuar islamin. Haxhi ka formën e vet të përsosur, kjo form duhet patjetër të ruhet, mirëpo është mëse e vërtëtë se pas çdo forme, rituali fshihen ide të mëdha të cilat nuk guxojmë ti lëmë pas dore dhe të mos i analizojmë me plot vëmendje.
Kurani në shumë ajete na urdhëron të udhëtojmë dhe ti sodisim ndodhitë në botë, çofshin ato nga mrrekullit e krijuara nga Krijuesi apo gjurmë të lëna nga historia e së kaluarës. Haxhi pikërisht na jep rast ta përmbushim këtë kërkesë të Kuranit.
Por, duhet thënë kjo soditje e ndodhive dhe gjurmëve të së kaluarës nuk guxon të na vëjë në gjumë dhe të na mbajë në një vend. E kaluara duhet të na shërbejë si bazë për të ardhmen, në zhvillimin e vazhdueshëm të ideve njerzore, secila gjeneratë duhet patjetër të japë kontributin e vet dhe të ecë më tej.
Qëndrimi në vendin e njejtë paraqet mëkat të madh të cilin historia nuk do ta falë, e as Zoti nuk do ta pranojë arsyetimin qfardoqoftë ai.
Istutucioni i haxhit përmban një seri idesh të rëndësishme, të cilat janë tema në vete por ne do ti përmendim vetëm si pika:
1.Njohja e njerëzve, historis dhe trashëgimisë kulturore.
2. Forcimi i solidaritetit islam, njoftimi dhe lidhjet reciptoke.
3. Konsultimi i përbashkët për nevoja të përbashkëta.
4. Lidhja e së kaluarës me të tashmen dhe shumë pika të tjera.
Udhëtimi për në haxh nuk i gjason asnjë udhëtimi tjetër, sepse udhëtimi për në haxh është një udhëtim për t’iu përgjigjur thirrjes së Zotit, I Cili thotë: “Thirri njerëzit të vijnë në haxh”.
Për çdo thirrje që I Madhi Zot na thërret ka sakreficën e vet andaj secila sakreficë patjetër do të sjellë dobi për shoqërin dhe njerëzimin mbarë.
Pas çdo sakrefice që bënë besimtari, pason shprërblimi nga Zoti I Gjithëfuqishëm. Edhe në ritualin e haxhit Zoti xh.sh i shpërblen haxhinjët në ditën e Arafatit, në natën e Kurban Bajramit. Obligimi i fundit i haxhinjëve është hedhja e gurëve për tri ditë radhazi.
Me këtë ritual kuptojmë se ditën e Arafatit, natën e Kurban Bjramit Zoti po i pastron nga mëkatet haxhinjët, dhe menjëherë të nesermen i obligon që ata të dalin për tri ditë radhazi që në mënyrë simbolike ta gjuajnë djallin për ta larguar sa më larg.
Me këtë ritual I Madhi Zot na jep një mesazh që beteja e haxhiut me djallin ka fillu në ditën e Bajramit ku atje haxhiu e ka gjuajtur djallin me gurë në mënyrë simbolike ndërsa kur të kthehet në vendet e tyre kjo simbolikë e luftës mes besimtarit dhe djallin duhet të zhvillohet jo me gurë por me vepra të mira. Ky ishte vetëm një shembull nga shumë simbolika të haxhit, ndërsa haxhi është plot me shembuj të tillë. Lus Zotin xh.sh që haxhinjët të përfitojnë nga haxhi dhe ne që nuk jemi në vendet e shenjta të përfitojmë nga mësimet e haxhit.
Për fund të gjithë haxhinjëve iu dëshiroj dhe iu uroj haxh të pranuar dhe falje të mëkateve.

Autor: Mustafë Ahmeti

Autori është Imam i Xhamisë së Madhe ‘Mulla Veseli’ në Ferizaj

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *