Në 30 vitet e ardhshme muslimanët komuniteti më i madh fetar në Vjenë

Studimi i Institutit për demografi në Vjenë ka konfirmuar një rritje të konsiderueshme të numrit të muslimanëve në Austri. Sipas tyre, aktualisht, rreth 700.000 njerëz deklarohen si pjesëtarë të fesë islame …

Sipas studimit të këtij Instituti, në vitin 2046 çdo i tretë banor i Vjenës mund të jetë pjesëtarë i fesë islame. Hulumtimi ka konfirmuar një rritje të konsiderueshme në numrin e muslimanëve në Austri. Aktualisht rreth 700.000 njerëz deklarohen si pjesëtarë të fesë islam.

Nën moton “demografia dhe feja në Austri”, ekipi i Ana Gujon nga Instituti i Demografisë së Akademisë Austriake të Shkencave në Vjenë ka hulumtuar situatën aktuale të fesë tek popullata, si dhe zhvillimin e mundshëm.
Që nga regjistrimi i fundit në vitin 2001, përqindja e muslimanëve në popullatë është dyfishuar nga katër deri në tetë për qind.
Komuniteti më i madh fetar është edhe më tej ai katolik, të cilit i përkasin dy të tretat e austriakëve, ose 5,6 milion.
Megjithatë, në 15 vitet e fundit numri i katolikëve romak është reduktuar, sepse në ndërkohë është rritur numri i agnostikëve, të cilët tani e përbëjnë 17 për qind të popullsisë. Gjithashtu është dyfishuar numrin e besimtarëve ortodoksë nga dy deri në pesë për qind, që do të thotë se 400.000 njerëz i përkasin kësaj feje.
Pjesëmarrja e evangjelistëve në 15 vitet e fundit ka mbetur në shifrat konstante, në pesë për qind, ndërsa numri i hebrenjve në Austri është 15.000.
Hulumtuesit besojnë se ekzistojnë katër skenarë të mundshëm në zhvillimin e popullatës fetare në Austri, dhe që të katërtat konsistojnë në rritjen e fuqishme të numrit të muslimanëve, si dhe agnostikëve, me një ulje të mëtejshme të numrit të katolikëve.
Nëse në të ardhmen vazhdon imigrimi nga kontinenti evropian në Austri kjo mund të thotë një rritje të mëtejshme të numrit të agnostikëve, bile në një të katërtën e popullsisë së përgjithshme, e arsyeja për këtë është trendi i tanishëm në shumicën e vendeve evropiane.
Një skenar i tillë do të rezultojë në faktin se pjesëmarrja e katolikëve në Austri në vitin 2046 do të jetë 45 për qind, ndërsa e muslimanëve rreth 14 për qind.
Skenari i dytë merr parasysh zhvillimet aktuale të migrimit apo emigracionit nga vendet jashtë kontinentit evropian, përkatësisht nga Lindja e Mesme.
Ngjashëm me skenarin e parë, edhe në këtë rast, do të vie deri te rënia e numrit të katolikëve në 45 për qind, me numrin e rritjes së agnostikëve në 24 për qind dhe të muslimanëve në 17 për qind.
Nëse emigracionet nga vendet tjera në Austri në të ardhmen do të pësojnë rënie ose do të mbesin në nivelin aktual, zhvillimi i mëtejshëm do të varej nga nataliteti.
Sipas këtij skenari, pjesëmarrja e agnostikëve deri në vitin 2046 do të rritet në 28 për qind, ndërsa numri i katolikëve do të pasonte rënie në nën 50 për qind, derisa pjesëmarrja e muslimanëve në popullatë do të ishte 12 për qind.
Skenari i fundit niset nga supozimi i migrimit të madh nga Lindja e Mesme dhe Afrika, që do të ndikonte në rritjen e konsiderueshme të pjesëmarrjes së muslimanëve në popullatën e Austrisë për 21 për qind deri në vitin 2046.
Në Vjenë, sipas kësaj hipoteze, çdo i tretë banor, apo 30 për qind, mund të jenë musliman, dhe kështu muslimanët për 30 vjet do të bëhen komuniteti më i madh fetar në vend.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *