82 aksidente dhe mbi 2360 tiketa të shqiptuara në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët kanë ndodhur 82 aksidente në komunikacion.

Sipas Policisë, 28 aksidente janë me të lënduar e 54 pa të lënduar, shkruan lajmi.net

Në raportin e Policisë thuhet poashtu se gjatë këtyre 24 orëve janë shqiptuar 2366tiketa, ndërsa janë arrestuar 16 persona.

Gjatë këtij viti nga aksidentet në komunikacion kanë humbur jetën mbi 70 persona. Numri i aksidenteve është rritur në muajt e verës, ndërsa Policia e Kosovës në vazhdimësi u bënë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të kujdesshëm dhe t’iu përmbahen rregullave të trafikut.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *