Kyetari i Nju Jorkit i shkruan letër hoxhës nga Drenica!

Imam i Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Nju Jork është  Dr. Tahir Kukaj. Ai është lindur në Tërstenik të Denasit dhe si i ri ka emigruar në Amerikë, për një jetë më të mire, shkruan Drenicapress.info.

Hoxha nga Drenica është shumë i njohur në SHBA, duke qenë i ftuar në shumë konferenca ndërkombëtare.

Muaj më parë ai u bë lajm kryesor në Amerikë pasi ishte zgjedhur për të bekuar nisjen e një linjë të re trageti në Nju Jork!

Për aktivitetet e tij të shumta në qytetin e Nju Jorkut është falenderuar edhe nga kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

I pari i Nju Jorkut e falenderon imamin Tahir Kukaj për angazhimin e tij në shkollat e Nju Jurokut me mbi 1.1 milion nxënës.

“Unë po ju shkruaj për të shprehur mirënjohjen time të thellë për mbështetje tuaj të madhe. Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës që kisha një aleatë si ju”, thuhet në mes tjerash në letrën që kryetari i Nju Jorkit i shkruan imamit Tahir Kukaj./Drenicapress.info/

Fotografia e Tahir Kukaj

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *