Aktivistja e Vetëvendosjes irritohet nga thirrja e ezanit në xhamitë e kryeqytetit

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Valbona Bajrami, e cila ishte edhe kandidate për deputete nga lista e Vetëvendosjes, ka treguar se është neveritëse mënyra se si thirret ezani nga xhamitë në kryeqytet. Ajo ka treguar se kohë më parë, përkatësisht gjatë viteve të 90-ta, gjithçka ishte më ndryshe gjatë kohës thirrej ezani. Ndërkaq për tani ajo thotë se është irrituese të dëgjosh. Bajrami ka thënë se kjo çështje nuk ka të bëjë me besimin ose mosbesimin por për faktin që ajo nuk e pëlqen aspak mënyrën se si krijohet kjo tollovi gjatë kohës sa këndohet ezani nga xhamitë e kryeqytetit.

Për më tepër në shkrimin e saj të plotë mund të shihni se çfarë ka thënë aktivistja Bajrami.

“Thirrja e ezanit asht ndëgju në çdo cep të Prishtinës (para vitit 99) nga xhamia e madhe. Sa kujtoj, gjithmonë asht thirrë nga besimtarë me potencial zani, apo thanë ndryshe, za melodik. S’jam në dijeni nëse ka pasë kritere kush mundet me thirrë, por kryesorja nuk janë bezdisë as besimet e tjera, as jobesimtarët.

Sot, nuk dihet kush e ‘nisë e bitisë’, me zëra që ta grryjnë timpanin e veshit. Disa tingllojnë sikur kanë dalë në garë, ‘për inat’ të xhamisë tjetër i japin zor ma fort. E krejt esenca asht që me u ndëgju zani në secilin cep, gja që për territorin e Prishtinës kish me mjaftu një ose eventualisht dy zëra.

*Në këtë rast, nuk ka lidhje besimi e mosbesimi. Mos e përdorni si kundërargument, sepse asht temë tjetër.”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *