Ontologji apo “ideologji”?

Është detyrë e udhëheqësve fetarë që të rrezatojnë e të mbjellin, me shkrimet, ligjëratat dhe praktikat e tyre, më shumë Islam ontologjik sesa Islam “ideologjik”.

Gjithsesi që feja islame është një, por shfaqja e fetaritetit dallon nga një person në tjetrin, nga një komb në tjetrin, nga një qendër civilizimi në tjetrën.

Ky dallim (kjo shfaqje e diversitetit të lejuar) është i shenjtë, në kuptimin që reflekton natyrën në të cilën Zoti ka krijuar njerëzit dhe i ka bërë t’u shkojë për shtati ose të priren nga njëri model ose tjetri, në varësi edhe nga karakteristikat antropologjike që kanë dhe nga elementet e përbërësve të tjerë të identitetit.

Ndryshe, një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie mbi ta (udhëheqësit fetarë) pse ndërtohet qëndrim dhe disponim qytetar kundër fesë.

Autor: Ilmi Rexhepi

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *