Islamofobja Marine Le Pen akuzohet zyrtarisht për shpërdorim fondesh

dhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen është akuzuar edhe formalisht në kuadër të skandalit të shpërdorimit të fondeve të Parlamentit Europian.

Akuzat janë bërë të ditura nga hetuesit francezë, që kanë hapur edhe një çështje gjyqësore. Parlamenti Europian dyshon se rreth 5 milionë euro kanë shkuar për ndihmësit e Le Pen në Frontin Nacional, të cilët nuk punonin për europarlamentarët, por ishin të angazhuar thjesht me punët e partisë në Francë.

Fronti Nacional i ka hedhur poshtë, gjithsesi, pretendimet.

Le Pen, 48 vjeç, ka mohuar gjithashtu të ketë kryer ndonjë shkelje ligjore, e tha se çështja në fjalë është e motivuar politikisht. Pagesat e dyshimta, që janë bërë nga viti 2012 e në vazhdim, prekin kryetaren e ekstremit të djathtë, si dhe eurodeputetë të tjerë të Frontit Nacional.

Pretendimet u ngritën fillimisht më 27 prill, përpara raundit të dytë të votimit për presidencialet franceze.

Le Pen u mposht në mënyrë bindëse nga Emmanuel Macron, me 66% të votave kundrejt 34% të sajat. Megjithatë, ajo fitoi sërish një vend si deputete në Parlamentin francez, në zgjedhjet për legjislativin.

Le Pen ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve mbi këtë çështje gjatë fushatës, por tha se do të bashkëpunonte pas raundit përfundimtar të presidencialeve. Avokati i saj tha se Marine është marrë në pyetje nga magjistratët në Paris, dhe se “siç pritej, është vendosur nën hetim zyrtar penal”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *