VV distancohet nga qëndrimi i islamofobit Ramabaja, militantët i kërkojnë largimin

Përmes një statusi në facebook, kandidati ynë për deputet, Sadri Ramabaja, ka komentuar një iftar të organizuar në komunën e Dardanës, me ç’rast ka përdorur gjuhë të papërshtatshme e cila ka bërë të ndjehen të fyer besimtarët muslimanë. Lëvizja VETËVENDOSJE! distancohet nga gjuha e përdorur dhe qëndrimi i Ramabajës. Shprehim keqardhje për të gjithë ata që janë ndjerë keq nga reagimi i Ramabajës, si dhe mbesim të përkushtuar dhe angazhohemi që liria e besimit të jetë e pacenueshme. Thuhet kështu në një status të Lëvizja VETËVENDOSJE!

Në anën tjetër aktivist të shumtë të kësaj lëvizje kanë kërkuar largimin e Sadri Ramabaja, këtij personi që po bënë përçarje ndërfetare. Madje kërkimi i tij sipas disa komenteve të aktivistëve të VV-së është kërkuar që prej vitit 2009. Ramabaja në profilin e tij ka shumë fotografi me agjentë anglez.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *