Ku ishe, çfarë bëje këto ditë?!

– “Çdo njeri që agjëron një ditë në rrugë të All-llahut, All-llahu e largon fytyrën e tij nga zjarri (i xhehennemit) në një distancë sa ec njeriu shtatëdhjetë vjet.“ – Muhammedi a.s.

Ku ishe ti, çfarë bëje këto ditë të çmuara?!
Muhammedi a.s. thotë: -“Kush e agjëron Ramazanin me besim në All-llahun dhe me shpresë në shpërblimin e Tij, i falen mëkatet e kaluara…’’
– E ty i nderuar çfarë të motivoi të agjërosh, cili ishte qëllimi dhe objektivi i agjërimit tuaj.

Muhammedi a.s. thotë: Syfyri është përplot bereqet. Pra mos e leni, po edhe në qoftë një gëllënjkë ujë, sepse All-llahu i Lartë i mëshiron ata që hajnë syfyr dhe meleqet e Tij luten për ta.“
– Çfarë bëje në kohë të syfyrit. A rrije zgjuar deri pak para syfyri dhe flije krejt pak para syfyri, në atë kohë kur Allahu dhe engjëjt bënin lutje për ata që qenë ngritur në syfyrë.
Muhammedi a.s. ka thënë se prej gjërave që u janë dhënë myslimanëve që prej kohës së tij e këndej është se ‘’ engjëjt kërkojnë falje për ta çdo ditë e çdo natë (për agjëruesin).
– Çfarë mendon se a bënë ti pjesë në lutjen e engjëjve!

Muhammedi a.s. thotë: “Tre personave u pranohen lutjet: Një:. Agjëruesit deri në iftar’ .
– Çfarë bëje ti në këtë kohë?! A ishe i preokupuar me shikim të televizorit apo në ‘aktiv’ në rrjetet sociale apo po bëje lutje. A po ndoshta po u bërtisje familjarëve tuaj që një orë para iftarit nuk kanë shtruar ende ‘darkën’.

Muhammedi a.s. thotë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim në All-llahun dhe me shpresë në shpërblimin e Tij, i falen mëkatet e kaluara dhe kush falet në natën e Kadrit me besim në All-llahun dhe me shpresë në shpërbëlimin e Tij, i falen mëkatet e kaluara.“
– Ku ishe ti atë natë? Çfarë bëje ti atë natë? A ishte një natë e zakonshme apo e ke gjallëruar me namaz, lutje e dhikër.
– Kujto se ditën në vijim pas Natës së Kadrit plotë njerëz u zgjuan të lehtë dhe pa asnjë mëkatë, të përmbushur shpirtërisht me kënaqësi që s’përshkruhen me fjalë.
Muhammedi a.s. tregon që prej gjërave që i janë dhënë myslimanëve prej kohës së Muhammedit a.s. e këtej është se : ”Zoti i Madhëruar i falë të gjithë natën e fundit.
Njëri prej të pranishmëshve e pyeti: “A është Nata e Kadrit”? Ai u përgjigj: “Jo, a nuk sheh se punëtorët kur i kryejnë punët i marrin shpërblimet (rrogat).” (Bejheki).

Autor: Gentian Jetishi

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *