Albin Kurti lavdëron kontributin e Medresesë Alauddin

Albin Kurti kandidati i VV-së për kryeministër në urimin e tij për Bajram ka theksuar kontributin e Medresesë Alauddin për kauzën kombëtare.

Përveç këtyre pionierëve të atdhedashurisë, kanë qenë dhjetra hoxhallarë e imamë, me mijëra besimtarë myslimanë, që kanë vepruar bashkë me shqiptarë të besimeve të tjera apo edhe me ateistë, për ta mbajtur gjallë frymën e organizimin kombëtar gjatë viteve të regjimit jugosllav, e shumë prej tyre kanë përfunduar të ekzekutuar apo kanë mbajtur vite të gjata në burgjet jugosllave. Ia vlen po ashtu të kujtojmë se gjatë viteve të ’90-ta Medreseja e Prishtinës ishte bërë vendi i tubimeve politike të rezistencës shqiptare kundër Serbisë dhe se 37 hoxhallarë kanë rënë dëshmorë në luftën për çlirimin e Kosovës duke luftuar në radhët e UÇK-së.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *