Mbreti i Belgjikës në iftar te një familja marokene

Mbreti i Belgjikës, Philip, ka çelur iftar me një familje me origjinë marokene, transmeton Anadolu Agency.

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Belga, thuhet se Mbreti Philip ka qenë pjesë e tryezës së iftarit në shtëpinë e një familjeje me origjinë marokene në afërsi të qytetit Gent.
Në këtë tryezë të iftarit të familjes marokene ku ishin mbledhur 3 breza me 20 persona, Mbreti Philip ka çelur iftarin ashtu sikurse edhe të pranishmit me hurma.
Abdel Azziz Benhaddou, kryefamiljari që organizoi këtë iftar ka thënë se vizita e Philip përçon mesazhin e “unitetit dhe bashkimit”.
Ndërsa Khalid Benhaddou, i cili është imam në këtë qytet, ka thënë: “Ne e vlerësojmë vizitën e Mbretit Philip si një dorë e zgjatur muslimanëve.”
Në Belgjikën me një popullsi rreth 11.4 milionë banorë, mendohet se jetojnë rreth 760 mijë muslimanë.
Muslimanët e Belgjikës mbajnë rreth 18 orë agjërim.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *