Ja çka thotë Neni 95 i Kushtetutës për zgjedhjen e mandatarit të dytë të Qeverisë? /Dokument/

 Ramush Haradinaj dhe koalicioni PAN kanë afat 15 ditor për formimin e Qeverisë, më pas mandatari vjen nga partia apo koalicioni i dytë që ka numrin më të madh në Kuvendin e Kosovës.

 

Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës është e rregulluar me Nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shkruan Botapress.

Sipas këtij Neni përcaktohet rruga juridike e zgjedhjes së mandatarit të Qeverisë së Kosovës.

Pika 1 e këtij neni  thotë

  • “ Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë,

Pika 2 përcakton kohën që ka në dispozicion mandatari i parë për formimin e Qeverisë në afat prej 15 diësh.

  • Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

Ndërkaq pika 4 e Nenit 95 rregullon formën juridike të mandatarit të dytë nëse mandatari I parë nuk merr shumicën e nevojshme për krijimin e Qeverisë. Sipas kësaj pike “Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedure”

  • Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Sipas këtij Neni nëse Ramush Haradinaj dhe koalicioni PAN nuk arrin të ketë shumicën e nevojshme prej 61 votash për krijimin e Qeverisë atëherë kjo e drejtë  I takon mandatarit të dytë që mund të jetë kandidati i LDK-së apo Vetëvendosjes, shkruan Botapress.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *