Cili janë shtetet më fetare në Ballkan?

Shtetet e Ballkanit llogariten të jenë vendet me popullsinë më fetare në Evropë. Bile, ata vetë deklarohen të tillë.

Por, çka bie në sy, është se Kosova zë vendin e dytë në këtë radhitje. Kosovarët janë vetëdeklaruar si fetarë më shumë se shumica e vendeve të rajonit. Në Kosovë, 83% e popullsisë është deklaruar si fetare, shkruan gazetametro.net.

Ndërkohë, vetëm Maqedonia e ka kaluar Kosovën, dhe e cila prinë në rajon për nga afetarizmi i popullsisë. 88% e popullsisë maqedone, janë fetarë.
Madje, Maqedonia e Kosova dalin të jenë më fetare se Turqia. Në shtetin turk 79% e banorëve janë deklaruar të tillë.

Çka tjetër bie në sy, është radhitja e Shqipërisë. Ajo radhitet e fundit në rajon për nga deklarimi i popullsisë për fe. Vetëm 39% e banorëve shqiptarë deklarohen fetarë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *