Pse Medreseja ?

Në kohën të cilën ne po jetojmë, shohim shumë trazira, shfrenim total i rinisë, dhe degjenerim i moralit dhe nderit. Brengosja për një fëmijë të pastër është shumë më e madhe se dikur, zakonisht prindërit të cilët duan një fëmijë të edukohet në frymë fetare ia duan më të mirën. Unë mbaj mend kur më fliste prindi(nëna) ime qysh në fëmijëri të hershme në lidhje me mësimet fetare,ndodhte që shumë shpesh të përmendte “Xhennetin,Xhehennemin” , “Shpërblimin e Ndëshkimin” , por normalisht unë isha vetëm fëmijë dhe nuk mundesha të kuptoj në tërësi se ç’donte të thoshte,pastaj vijonin fjalët si:”Kurrë mos prek të huajën,mos përgojo,mos dëmto,lëndo,etj etj.
Gati më,i vinte fundi shkollës fillore, periudha ku filloi e gjithë kjo.
Në kokë më silleshin mija pyetje ku përgjigje nuk kisha,ishte një dilemë e madhe. Herë pas here nëna më fliste për islamin,për fenë tonë aq të pastër,e zbukuronte kaq shumë ,sa që më bëri të dëshirojë këtë ,pa asnjë imponim të saj…Vendosa të ndjek edukimin mesëm fetarë pa e ditur se çfarë do të më pret atje. Doja që pas edukimit të mesëm të vazhdoj “Shkencat kompjuterike” pasi që e doja shumë atë drejtim,mirëpo se kisha ditur që me vajtjen time në Medrese njerëzit do fillojnë që nga fillimi të më thërrasin “Hoxhë”.Unë vendosa që të regjistrohem në Medrese ,mirëpo edhe më tutje se kisha të qartë pse nëna e dëshironte këtë gjë,por me kohën e kuptova që kjo ishte arsyeja e vetme që ajo të më mbroj nga një botë e shfrenuar,nga harami e gjithçka,pasi që vet si femër s’kishte mundur ndryshe. Shumë shpejtë erdhi koha që të dal nga shtëpia,e të ndjek një rrugë në të cilën se dija çka do më priste…Një rrugë krejtësisht të panjohur. Pas pranimit tim në këtë shkollë,filloi java e parë mësimit,gjithçka ishte ndryshe,shoqëria,vendi,ndarja nga nëna,pasi që e kisha vetëm atë,mërzitesha pa masë,sepse nuk isha mësuar më parë të ndahem nga ajo,për asnjë ditë të vetme. Mësimet krejtësisht ndryshe , lëndët “Kur’an, Akaid, Fikh, Histori “ në vitin e parë nga lëndët fetare është fjala , ku unë për Akaid , Fikh nuk dija fare ç’janë ato. Fillova të ndjeja frikë,nuk isha i sigurt në vetvete,gjithë ato lëndë të panjohura më bënin që të “ik” nga aty. U ktheva në shtëpi kërkova nga nëna që të më regjistrojë në drejtimin e përgjithshëm në vendin ku u rrita. Nga fytyra saj vërejta që u ndje keq,mirëpo pa qortim u mundua të më këshillojë,por e kotë,thjeshtë ndjeja frikë. Edhe kësaj here punoi me mençuri,pa më qortuar më regjistroi edhe në shkollën e mesme në Bujanoc,për të më dhënë mundësinë të bëj dallimin mes këtyre dy shkollave. Kështu që unë u bëra nxënës i dy shkollave. Tani më tha ke mundësinë të provosh njërën,dhe tjetrën,do të shohësh vet dallimin. Disa ditë vijova mësimin në Bujanoc. Fillova të shoh që nuk ndjehem I lumtur,edhe pse isha në vendin ku u rrita,me shokët të cilët u rrita,dhe kuptova që nuk është ajo çka unë dua,fillova te frikësohem se nëse nuk ia dëgjoj fjalën nënës atëherë do më dalë më keq po të qëndroj në shkollën e mesme të qytetit. Pas një lufte të madhe me frikën brenda vetës,fillova të i përshtatem rrethit. Aty takova njerëz të pastër ( profesorët e mi),aty nuk kishte muzikë,njerëz të droguar,alkoolist,fillova të shoh se po marr frymë lirshëm,dhe se ajri aty ishte i pastër. Mu desh një kohë që unë të kuptojë në thellësi drejtimin,sepse më herët nuk kam ditur asgjë përpos: surën El-Fatiha , kushtet e Imanit –Besimit,Islamit, surën Ihlas , Felek dhe Nas , një du’a ,Tehijjatin ,rregullat për marrjen e abdesit , kaq. Në vitin e dytë pasi që u mësova me të gjitha,duke i marr parasysh përpjekjet e nënës,e cila mundohej të më ofronte kushte brenda mundësive të saj,fillova të i përkushtohem librit,duke i premtuar vetës dhe asaj(nënës),se një ditë pa dyshim se do të jetë krenare me mua,ashtu edhe unë me vetveten,ishte ajo qe ndoshta edhe kafshatën e fundit e jepte që të shkollohem në këtë rrugë kaq të madhe.
Fillova të mësoj,i arrita shokët e klasës të cilët kishin mësuar Kur’an më herët nëpër xhamia dhe hoxhallarë,fillova ti mësoj lëndët e tjera si “Hadithi,Historinë,Fikhun,Shkencat Kur’anore,Akaid,Arabisht,Ahlak ” ,filloi të më hynte në zemër ky drejtim me të madhe dhe çfarë ndodhi ? Unë arrita që nga një 4’she ‘pa meritë’ të arrija në 5qe të merituar dhe kështu e perfundova vitin e dytëme suksesin e notës 5.
Fillova vitin e tretë ku patjetër se ishte nivel më i rëndë se dy të parat , kishim “Hadith,Tefsir,Fikh,Usulul Fikh,Histori,Akaid,Dawe&Imamat,Arabisht,Psikologji e Sociologji “ etj, por unë arrita që me sukses ta përfundoj gjysmë vjetorin e parë prapë me notën 5 dhe çka është mëme rëndësi u zgjodha “ Nxënësi i vitit “ në fund të gjysmë vjetorit të parë,u ndjeva më i lumturi në botë,se në njëfarë mënyre nuk hodha poshtë mundin e nënës,dhe ia dëshmova vetës se : Unë mundem,kur unë dua!
Ndokush kishte zili ,ndokush gëzohej , ndokush më uronte , çka është me rëndësishmja unë arrita nga 0 në 10 .Po si arrita?!
Motivimi dhe perkrahja e nënës,kontributii profesorëve,pa të cilët unë s’ia kisha dalë dot.Tani e kam kuptuar se asnjë fillim nuk ështëi lehtë pa qenëi vështirë.E sot,sot kisha për të i thënë çdo të riu ,të shpëtojnë kur kanë mundësi.
Shtrohet pyetja : “ Pse Medreseja ? “
Pyetje e vështirë , për gjeneratat e reja që sa kanë hyrë në Medrese , po ashtu edhe prindërit që nuk janë shumë të njoftuar në lidhje me këtë shkollë.
Këtu unë mësova se fjala nënës nuk i kthehet dhe se prindërit kan vlerë të madhe në këtë fe , ngase Allahu xh.sh në ajetin Kur’anor na tregoi :
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).” 17:23
Në këtë Medrese mësova se morali ka shumë rëndësi në jetën e çdo njeriu, në këtë Medrese unë mësova se si tia dijë vlerën diturisë dhe jetës. Mësova çka është e lejuar e çka e ndaluar, etj.
Tani më jam në prag të përfundimit të kësaj shkolle,as në mendje nuk më ik të regjistroj Fakultetin e Shkencave Kompjuterike,do të vazhdoj me shumë dashuri drejtimin që e zgjodha në fillim,konkretisht lëndën e Akaidit ( inshaAllah ).
Falënderimi dhe Lavdërimi i qoftë Allahut që më udhëzoi dhe më shtoi dashurinë për fenë e Tij dhe vazhdimisht më jep vullnet të vazhdoj në këtë rrugë të ndritshme . Allahu I madhëruar thotë :”Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë,ia zgjeron zemrën(për ta pranuar)për Islamin..” Kaptina En’am :125
Faleminderit nëna ime që u bëre sebep që të udhëzohem dhe ti ndjek këto mësime,faleminderit që më mbushe me dashuri për këtë fe,faleminderit që u bëre sebep që mos të devijojë.
Faleminderit edhe ju profesorë të dashur që kontribuuat për diturinë time,më mësuat mësimet që me të gjithë paratë e botës nuk do kisha mundur ti gjej,më bëtë të kuptoj ajetin e Allahut :”Thuaj : “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?”Po, vetëm të zotët e mendjës marrin mësim.” Kaptina Zumer : 9
Tërë jetën do të ndjehem krenarë që isha nxënës i Medresesë,dheqë ndoqa këtë rrugë.
Vel-Hamdu-Lil-lahi rab-bil-al-lemin.

Bekon Ibrahimi

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *