BDI-ja ( gjysmë e ngordhur) a po tenton që ta ringjall PDSH-në e ngordhur?!

Sipas medieve të afërta me BDI-në, kjo parti është futur në bisedime me PDSH-në e Menduh Thaçit ku nuk dihet tema e diskutimeve. Supozohet se temë e diskutimeve midis dy partive është ndarja e kulaçit qeveritar midis BDI-së dhe PDSH-së.

 

Përndryshe pak kohë më parë u mundësua formimi i qeverisë ku në të po participojnë, LSDM-ja dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët.

Qeveria edhe pse i ka vendosur vetes emrin reformatore, me kuadrot e ministrave, sidomos nga radhët e BDI-së, me ministrin e ekologjisë, Sadulla Duraku është dëshmuar se është shumë larg reformimit. Po ashtu edhe Bujar Osmani dhe Hazbi Lika janë emra të njohur dhe konsumuar politikisht nga ana e kuadrove të BDI-së.

Lajmi për bisedimet midis PDSH-së dhe BDI-së në kohën e ndarjes së kulaçit qeveritar sa duket senzacional mban në vetvete edhe shumë supozime dhe matematika të ndryshme politike. Njohësit e rrethanave politike kanë ngritur disa supozime për këtë takim të cilat mund të mos janë të vërteta:

  1. BDI do t`i afroj disa drejtori PDSH-së në këmbim të përkrahjes së saj në zgjedhjet lokale në Tetovë: Ky supozim thotë se edhe përskaj asaj se Teuta Arifi është përfolur shpesh herë si ministre e ardhshme në qeverinë e Zaevit, nga BDI-ja kanë ngulur këmbë që ajo të garoje për Komunën e Tetovës. BDI-ja që sheh rrezik nga Lëvizja Besa në të gjitha komunat shqiptare në Maqedoni variantin më të sigurt në Tetovë e sheh kryetaren aktuale Teuta Arifi. Për t`ia lehtësuar fitoren Teuta Arifit, ky supozim thotë se BDI-së do t`i duhet ndihma e afër 5.000 votave të PDSH-së në Tetovë që mund të janë vendimtare.
  2. BDI përmes PDSH-së në qeveri tenton ta rrëzoj Zaevin: Dihet mirëfilli politika kundërthënëse e PDSH-së e cila vazhdimisht ka thënë diçka tjetër prej asaj që ka punuar. Duke e ditur këtë gjë, BDI-ja është bazuar në PDSH-në, sipas këtij supozimi për t`i kryer shërbimin e fundit VMRO-DPMNE-së për ta rrëzuar qeverinë e Zaevit. Në këtë mënyrë, BDI-ja, PDSH-ja dhe VMRO-DPMNE-ja do të kishin rejting të rritur te elektorati i tyre votues.
  3. BDI tenton ta forcoj financiarisht PDSH-në për ta kthyer në opozitë kundër Lëvizjes Besa: Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PDSH-ja është dobësuar dukshëm. Rezultati zgjedhor ku me zor i fitoi 2 deputet tregon një realitet të hidhur në këtë parti. Në qarqe të ndryshme intelektuale dhe mediale, PDSH-ja përflitet edhe për një krizë të thellë financiare që e ka kapluar këtë parti. Mungesa e parave dhe ikja e VMRO-DPMNE-së në opozitë, si duket, sipas këtij supozimi, e ka dobësuar dukshëm financiarisht edhe PDSH-në. Për këtë arsye, BDI-ja po tenton që ta forcoje financiarisht PDSH-në me qëllim që të qëndroje në këmbët e veta dhe t`i bëje ballë Lëvizjes Besa. Dhe në fund në vend që Artan Grubi dhe komplet struktura udhëheqëse e BDI-së të merret me Lëvizjen Besa, me të do të merret një parti e parëndësishme, e ngordhur por e cila po mbijeton si rezultat i një infuzioni ekonomik.

Sa për sqarim të opinionit të mos ngelim borxh për titullin e këtij shkrimi. BDI-ja është gjysmë e ngordhur në kuptimin e përgjysmimit të votave, ndërsa PDSH-ja definitivisht ka ngordhur si rezultat i zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016.

Autor: Hamdi Nuhiju

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *