Sondazhi i Index Kosova tregon që Vetëvendosje është nisur të dalë e para

Kompania private e hulumtimeve dhe sondazheve, Index Kosova ka publikuar hulumtimin e fundit të realizuar me qytetarë lidhur me zgjedhjet e 11 qershorit.

Nga 986 të anketuar në pyetjen “Nëse zgjedhjet për Parlament të Kosovës do të mbaheshin nesër, për cilën parti do të votonit?”, 43% janë deklaruar se do të votonin për koalicionin PDK-AAK-Nisma, 29% për Lëvizjen Vetëvendosje, 27% për koalicionin LDK-AKR dhe 1% për partitë e tjera.

Sipas Index Kosova nëse merren parasysh vetëm të anketuarit që kanë deklaruar për cilën parti do të votonin, rezultati potencial do të dukej si më poshtë.

Në njoftim thuhet se për hulumtimin që u zhvillua në maj të 2017 e ku nuk morën pjesë serbët, metoda e mbledhjes së të dhënave ishte intervista ballë për ballë ndërsa që procedura e mostrës ishte metoda shumë shkallëshe e rastit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *