Politika kosovare të mos e blejë gjuhën e ekstremistëve europian!

Që momentin kur dëgjon dikë të përmend orientimin drejt ‘perëndimit’ dhe kundër ‘lindjes’ të bënë të kuptosh se ke të bësh me një ekstremist të paditur të indoktrinuar qart. Kështu ka qenë starti edhe i grupeve ekstreme në perëndim që sot përbëjnë një nga problemet qëndrore të europës.

Feja Islame në Europë është historikisht më herët prezente se ne trojet shqiptare. Angazhimi për të fshirë gjurmët e Islame të Europës ka prodhur gjenerata të sëmura dhe jo tolerante që sot ushqehen me gjuhë të urretjes ndaj emigrantëve të besimit Islam! Rritja e këtij ekstremizmi kuptohet që ka prodhur edhe reaksionin e myslimanëve europian që në periudhën afatshkurtre priten të përbëjnë 1/5 e popullësisë deri në gjysmë për gjysmë ose më shumë.

Ndryshe nga Europa, Islami në trojet shqiptare përbënë përkatësinë dhe vlerat e shumicës së popullit tonë dhe të historisë sonë të kaluar. Këto të dhëna s’mund të zhbëhen për asnjë motiv.
Koordinimi i disa partive politike të Kosovës me politika ekstremiste perëndimore duke u angazhuar për të zbehë identitetin fetar Islam të shqiptarëve përmbën tradhti kombëtare përderisa ky identitet i yni fetar është njohur historikisht që ndikuar për të ruajtur dhe kultivuar identitetin kombëtar.

Dhuna tashmë psikologjike e ushtruar prej dekadash për të orientuar njerëzit tonë drejt të ashtuquajtura vlera perëndimore ndërkohë që në emër të kësaj është bërë thirrje dhe për ndryshim të strukturës së popullsisë, s’është gjë tjetër veçse komunizëm me metodologji tjetër.

Ideja e orientimit drejt vlerave perëndimore është ide bashkëkohore e atyre që nuk besojnë në vlerat autoktone. Perderisa jemi prej popujve më të lashtë prej nesh duhet të përfitojnë të edhe lindja dhe perëndimi. Haxhi Ymer Prizreni prej kohësh ka thënë : ”Të gjithë na kthyen shpinën, si perëndimi ashtu edhe lindja. Sa më parë që të kuptojmë që jemi vetëm, aq më mirë për ne’’

Orientimi ynë duhet të jetë i natyrshëm dhe me konkurrencë të vlerave. Kur sot në emër të vlerave perëndimore synohet Europa, ndërkohë që ajo sot në rendin e ri botëror nuk përbënë top 5 e vendeve me ndikim. Ndikimi i vetëm i saj është tek nënshtrueshmëria e pakompromis e kombit shqiptar ndërkohë që kombi ynë do duhej të përbënte një faktor ndërkombëtar dhe jo si jevg që me këqyrë se kush po bëhet pak i fort e me u bë me të.

Autor: Gentian Jetishi

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *