Parashikimet për botën me veç katër gradë Celsius më shumë: Tokat shqiptare do të bëhen shkretëtira?! /Foto/

Një numër shumë i vogël i shkencëtarëve kanë dyshime se ndryshimi klimatik po ndodh dhe se është shkaktuar nga njeriu. Ndërkaq, shumica e njerëzve të rëndomtë vështirë e pranojnë ngrohjen globale që është pasojë e mospërfilljes së tyre ndaj shkatërrimit të natyrës.

Sipas parashikimeve, Polinezia do të zhduket e zhytur nën ujë. Pakistani dhe India e Jugut do të braktisen dhe Evropa shpejtë do të shndërrohet në shkretëtirë. Kjo është bota me veç katër gradë Celsius më e ngrohtë se tani.

Nga ana tjetër, Antarktida perëndimore nuk është më e akullt dhe e pabanuar, ndërsa Kanadaja veriore, Skandinavia dhe Siberia do të jenë hambarë dhe shtëpi e botës për qindra miliona refugjatë klimatikë që mund të arrijnë këtë rajon, transmeton Telegrafi.

Viset ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, si shumë shtete tjera në rajon, do të jenë shkretëtira. Istra do të jetë nën det, ndërkaq një pjesë e Serbisë do të jetë burim i energjisë gjeotermale.

Nëse temperatura globale rritet me katër gradë, kjo do të çojë në rritjet e niveleve të deteve e oqeaneve për dy metra, që do të thotë se do të përmbyten zonat bregdetare ku sot jetojnë qindra-miliona njerëz. Alpet do të mbesin pa borë e edhe vendet tjera të Evropës Jugore do të bëhen shkretëtira.

Zelanda e Re, Britania e Madhe, Skandinavia, Grenlanda dhe Rusia veriore do të jenë strehë për shumicën e popullsisë së botës, sepse do të jenë vendet e vetme të banueshme.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *