Metaj për Labinotën: Ndër femrat më të edukuara dhe më të ditura në Kuvendin e Kosovës

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Meta në Klan Kosova ka thënë disa fjalë për ish- deputeten e vetme të Kuvendit të kaluar, e cila ishte me shami, Labinote Demi- Murtezi.

Meta ka thënë se Labinote Demi- Murtezi është ndër femrat më të edukuara dhe më të ditura në Kuvendin e Kosovës.

Ky reagim i tij, erdhi pas deklaratës së Matoshit në “Analiza Zgjedhore” se koalicioni LDK- AKR- Alternativa ka edhe fanatik fetarë në atë listë, raporton Gazeta Blic.

“Labinote Demi poashtu është ndër albanologet më të zonja”, ka thënë Meta.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *