Amerika ndihmon Kosovën në fushën e sigurisë bërthamore

Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, sot ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Departamentin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes kësaj ujdie, synohet zbulimi dhe parandalimi i trafikimit të paligjshëm të materialeve të veçanta bërthamore dhe materialeve të tjera radioaktive.

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të jenë Administrata Nacionale për Siguri Bërthamore e SHBA-së dhe Policia e Kosovës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *