Xhamia e Lipjanit hap dyert për ata që duan të dhurojnë gjak

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan, në prag të muajit të shenjt të Ramazanit, ka filluar nismë për dhurimin e gjakut.

Ky organizim për dhurimin vullnetar të gjakut po bëhet  në bashkëpunim me qendrën e Kosovës për transfuzionin e gjakut.

Të gjithë ata që duan të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë, mund të drejtohen tek Xhamia mulla Aziz Haziri në Banullë të Lipjanit, thuhet në një njoftim të lëshuar, njofton Klan Kosova.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *