Informacion dhe nijet

Bëjnë përshtypje shprehjet e rrënjosura popullore:

“Sot ni javë jena ninueshëm”
“Sot ni muaj jena ninueshëm”…

Nëpërmjet tyre, edhe japim informacionin për ditën e nisjes së Ramazanit, edhe shprehim nijetin se do të agjërojmë.

Pra, nëpërmjet ndajfoljes (ninueshëm), tregojmë me krenari gjendjen tonë në të cilën do të ndodhemi në Ramazan dhe e cila gjendje paraqitet si karakteristikë që dallon te ne ditën e Ramazanit nga ditët para tij.

Siç kuptohet lehtë, në këto shprehje, informacioni ballësor është për kohën kur nis Ramazani, kurse e dhëna që ne do ta agjërojmë nuk është informacion që kumtohet, po si e dhënë e sigurt për gjendjen tonë, me të cilën ne dallojmë Ramazanin nga joramazani. Informim nëpërmjet të dhënave të personalizuara.

Kjo mënyrë e shprehjes së nijetit-duke dhënë informacionin për kohën e nisjes së Ramazanit; mendoj se është tipike shqiptare.

 

Autor: Ilmi Rexhepi

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *