Boiken Abazi ka dy pyetje për Ilir Dedën

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Boiken Abazi ka dy pyetje për ish-deputetin e VV’së, Ilir Dedën. Ky i fundit së bashku me Mimoza Kusari Lilën, krijuan parti të re dhe tashmë janë pjesë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Abazi pyet Dedën rreth Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, pasi thotë se dikur ishte kundër tyre, ndërsa tani i ka ‘avulluar’ këto çështje.

Abazi e pyet Dedën edhe pse sa ishte në Vetëvendosje kishte thënë se ishte social-demokrat.

Shkrimi i plotë i Abazit në Facebook:

Dy pyetje kam per Ilir Deden:

  1. Nuk pashe ne marreveshjen tuaj te koalicionit me LDK-ne ndonje pike kunder “Zajednices” dhe “Demarkacionit”. Deri dje thoje qe ishe kunder ketyre dy marreveshjeve, por kundershtoje mjetet e kundershtimit. Si shpjegohet qe “kundershtimi” yt avulloi krejt, dhe nuk u reflektua aspak ne marreveshjen qe keni nenshkruar me LDK-ne, subjektin qe beri gjithcka qe te kalonin keto dy marreveshje qe e copetojne KS?
  1. Sot thua publikisht qe je i pozicionuar ideologjikisht si liberal demokrat, nderkohe qe deri dje thoje publikisht qe ishe social-demokrat. A po genjen tani apo kur ishe ne Vetevendosje?

Ilir Deda ishte larguar nga Lëvizja Vetëvendosje pas një periudhe 2 vjeçare në këtë parti. Si arsye kishte përmend ndarjet konceptuale.

Ilir Deda në fjalimin aderues në Vetëvendosje në maj të vitit 2014 kishte thënë se me VV’në Kosova dhe ai do të ndihen krenarë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *