Pendohet PDK, e largon Arbana Xharrën nga lista për deputete shkaku i votave të muslimanëve

Burime të portalit Sakte.net nga PDK kanë bërë të ditur se Kadri Veseli e ka bindur Arbana Xharrën, gazetaren që aderoi në këtë parti, që të mos bëhet pjesë e listës së kandidatëve të koalicionit që do të udhëhiqet nga PDK, AAK, NISMA dhe partitë e tjera më të vogla.
Arsyeja e largimit të Arbana Xharrës nga lista mësohet të ketë qenë qasja e saj ndaj fesë islame. Ndërkohë, i pari i PDK’së, ka futur nën ambrellë edhe Ferid Aganin me shpresën se do të ketë reflektim në këtë pjesë të elektoratit. Mirëpo, bashkëpunëtorët e dikurshëm të Aganit, ish deputetja e parë me mbulesë Labinote Demi – Murtezi dhe Amir Ahmeti i janë bashkuar listës së AKR’së, e cila ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me LDK – në./Sakte.net

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *