Avni Tafili braktis NISMA-n pas koalicionit me PDK-në

Avni Tafili, që para një muaji i është bashkuar Nismës për Kosovën ka deklaruar se pas koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma, do të braktisë partinë e Limajt.

Tafili i cili ishte kryetar i Degës së Partisë së Drejtësisë në Kaçanik, ka kundërshtuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor, dhe përderisa diskutohej për një koalicion të tillë kishte thënë se nëse ndodh një koalicion i tillë do të kalojë në Vetëvendosje.

Ai me anë të një postimi në facebook ka thënë se koalicioni i PDK-AAK-Nisma është kundër interesave të Kosovës.

“Koalicioni AAK-NISMA me PDK, marrëveshje kundër Kosovës dhe perspektives së saj. Kundër lirisë, kundër drejtësisë, kundër zhvillimit, pro hajnisë, tradhtisë e mashtrimit. Shpresoj, pas kësaj pabesie, të bojkotohet masovikisht ky koalicion”, ka shkruar Tafili në profilin e tij në Facebook.

“Shpresoj të mos ndodhë koalicioni i AAK-Nisma me PDK-në. Do të ishte katastrofale. Votoj kundër. Po ndodhi, i bashkohem VV-së”, kishte shkruar Tafili disa orë para zyrtarizimit të koalicionit PDK me AAK-Nisma.

PDK-AAK-Nisma kanë arritur mbrëmë marrëveshje për një koalicion parazgjedhor, për zgjedhjet e 11 qershorit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *