Në Ankara u themelua Këshilli i Lartë për fetva

Në Ankara u themelua Këshilli i Lartë për fetva

Në samitin e 9-të të Këshillit të lartë  islamik të Evroazisë i cili u mbajt në  Istanbul në tetor të vitit të kaluar ku morrën pjesë Kryetarët dhe My

Ja çfarë tha Napoleoni për Kuranin dhe Muhamedin
Avokati katolik uron Krishtlindjen duke cituar Kur’anin
Poezia e parë në gjuhën shqipe në Kosovë nisë në Gjakovë në emër të Allahut (xh.h)

Në samitin e 9-të të Këshillit të lartë  islamik të Evroazisë i cili u mbajt në  Istanbul në tetor të vitit të kaluar ku morrën pjesë Kryetarët dhe Myftitë e shteteve antare të këtij Këshilli duke marrë paraysh rëndësinë dhe nevojën e besimtarëve të shteteve antare për të pasur nje Këshill të fetvasë   u vendos unanimisht të themelohet edhe Këshilli i lartë  për fetva , dhe pas pregatitjeve të  duhura me 10 maj në përkujdesjen dhe kryesimin e Kryetarit të Dijanetit të Turqisë Prof.Dr.Mehmet Gormez dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shteteve antare u mbajt mbledhja konstituive dhe u themelua  Këshilli i lartë për Fetva dhe për kryetar zgjodhi prof.dr. Ahmed Yaman.
Në Këshillin e Lartë të Fetvasë është e përfaqesuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës përmes Vedat ef. Sahitit -Këshilltar i  Myftiut  të Kosovës.
Keshilli i lartë i fetvave do të angazhohet të  jep fetva kryesisht për cështje të interesit të përbashkët të muslimanëve që jetojnë në shtetet antare të EvroAzisë e në vecanti  për cështjet që kanë të bëjnë me  kalendarin-takvimin dhe me kohët e namazeve me qëllim të unifikimit  të besimtarëve ,  si dhe luftimit të fetvave  të rrezikshme të cilat janë përhapur permes mediave  të papërgjegjshme  dhe përmes rrjeteve sociale. Në takimin e parë u miratua edhe rregullorja e punës në bazë të së cilës do punoj dhe funksionoj Këshilli i Fetvasë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: