Haskuka pas fitores së Vetëvendosjes për qytetarët e Kosovës çdo ditë do të jetë festë e Bajram

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka propozuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 25 qershor.

Kjo është dita kur besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit, transmeton Klan Kosova.

“Propozoj që data e zgjedhjeve të jetë 25 qershori, ngase kjo është dita e parë e Bajramit dhe pas fitores së Vetëvendosjes për qytetarët e Kosovës çdo ditë do të jetë festë e Bajram”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *