Kosovarët, të tretët për marrje të pasaportës gjermane

Gjatë vitit të kaluar në landin Nordrhein-Westfalen janë natyralizuar (kanë marrë pasaportën gjermane) 27.027 të huaj. Kjo shifër është për 1.7 për qind më e madhe se ajo e një viti më parë, bën të ditur zyra e statistikave e këtij landi.

Është hera e parë që pas vitit 2012 është shënuar sërish një rritje e numrit të natyralizimeve, shkruan generalanzeiger.deNë vitin e përmendur kishin qenë 30.282 persona.

Ajo që bie veçanërisht në sy në statistikën e vitit 2016 është rritja e madhe e numrit të britanikëve që kanë marrë nënshtetësinë gjermane në Nordrhein Westfalen, transmeton albinfo.ch. Ndonëse ata sërish nuk janë në kreun e listës së të huajve të natyralizuar, numri i britanikëve që gjatë vitit 2016 janë bërë gjermanë është pesëfishuar: nga 132 sa kanë qenë në vitin 2015, janë bërë 684. Kjo rritje duket të jetë njëra ndër pasojat e Brexit-it.

Ndryshe, numrin më të madh të të huajve që kanë marrë pasaportë gjermane vitin që shkoi e përbëjnë turqit, gjithsej 5052, gjegjësisht 18% nga numri i përgjithshëm. Në vendin e dytë janë polakët me 6 për qind dhe menjëherë pas tyre vijnë kosovarët të cilët përbëjnë afër 5% të numrit të gjithmbarshëm të të huajve që gjatë vitit 2016 janë bërë shtetas gjermanë, përcjell albinfo.ch.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *