Drecun: Thaçi “nën tavolinë” po na ofron shkëmbimin e territoreve

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke u përpjekur që nën tavolinë t’i propozojë Beogradit shkëmbim territoresh.

Sipas tij, Thaçi po do shkëmbim të territoreve me Serbinë, duke ia dhënë Serbisë veriun e Kosovës, saktësisht Mitrovicën Veriore, dhe duke marrë një pjesë të Serbisë jugore, saktësisht Luginën e Preshevës.

“Hashim Thaçi po tenton që nën tavolinë të na ofrojë që të bisedojmë për shkëmbim të jugut me Serbinë qendrore… Ata e kanë këtë ide nga Amerika”, ka thënë Drecun në një intervistë në Radio Beograd.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *