Zgjedhja e Talat Xhaferit kryeparlamentar, kusht i Gruevskut për tia dhënë pushtetin Zaevit?

Ka dalë në shesh një pjesë e marrëveshjes që po përflitet se ekziston mes VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së për transferim të pushtetit. Sipas kësaj marrëveshje, Gruevski është pajtuar të ja lëshojë pushtetin Zaevit, por me disa kushte. Kushti i parë i VMRO-DPMNE-së ka qenë garanca nga Zaev se nuk do të arrestohen Gruevski dhe Mijallkovi. Kushti i dytë ka qenë që Talat Xhaferi të zgjedhet kryetar Kuvendi, si kuadër besnik i Gruevskit, e jo kryeparlamentari të jetë nga radhët e Lëvizjes BESA, siç ka qenë ideja fillestare e Zaevit. Kushti i tretë i Gruevskit ka qenë që tre ministra të BDI-së në qeverinë e Zaevit t’i caktojë VMRO-DPMNE-ja. Pasi LSDM ka pranuar këto tre kushte, VMRO-DPMNE dal ngadal do të terhiqet nga pushteti. Ndërkohë do të ketë skenare të ngjashme me dhunën që ndodhi në Kuvend, e që për qëllim do të kenë defokusim të opinionit nga premtimet e Zaevit se do të arrestojë “familjen e VMRO-DPMNE-së” dhe se do të konfiskohet pasuria e tyre. Mbetja e BDI-së në pushtet ka qenë pika e përbashkët rreth së cilës janë pajtuar edhe VMRO-DPMNE edhe LSDM, nga frika se ndonjë subjekt i pakorruptuar shqiptar mund të vijë në pushtet dhe tua prishë hesapet maqedonasve.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *