Veseli falënderon Turqinë për kujdesin ndaj Bajram Rexhepit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar Ambasadoren e Turqisë në Kosovë dhe shtetin e saj për gatishmërinë për shërimin e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se me kërkesë të familjes dhe kolegjiumit mjekësor, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është transferuar mbrëmë për rehabilitim në një qendër spitalore në Turqi.

“Falënderoj Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, si dhe shtetin turk, për gatishmërinë që të ndihmojnë në përpjekjet shtesë për shërimin e tij. Po ashtu, shpreh mirënjohjen time të thellë për personelin shëndetësor të QKUK-së, që me përkushtim të plotë kanë treguar kujdesin e tyre. Në këto momente, të gjithë jemi të angazhuar me familjen e z. Rexhepi dhe lutemi për shërimin e tij”, ka shkruar Veseli.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *