AEM sjellë plotë motivim dhe shembuj të gjallë të suksesit

Të martën më 25 prill 2017 në amfiteatrin e Medresesë së Gjilanit u zhvillua edicioni i katërt i eventit Akademia për Etikë dhe Motivim që ka për synim motivimin e medresistëve nga shembuj të njerëzve të sukseshëm.

Kjo ngjarje nisi me leximin e një pjese prej Kuranit të Lartë nga nxënësi Sabit Salihu, ndërsa të pranishmit i përshëndeti koordinatori i Medresesë së Gjilanit Arben Neziri
Në vijim folësit Agon Zhinipotoku, Faruk Hoxha dhe Lirim Xhelili folën për përvojat e tyre jetësore dhe se çfarë i ka motivuar dhe motivon në projektet e tyre jetësore për të qenë të sukseshëm.

Agon E. Zhinipotoku zyrtar rinor në Komunën e Ferizajt foli rreth projekteve të sukseshme me të rinjtë e Ferizajt, por edhe për projekte tjera që fal autoritetit që ka arrirë i besohen atij t’i drejtoj siç janë angazhimet e tij në fushën e humanizmit dhe bamirësisë së përgjithshme. Ai foli që për këtë të fundit qe motivuar nga një ngjarje personale e tij, ku gjërat materiale kishin humbur tashmë kuptimin në sytë e tij. Ai i nxiti medresistët të jenë aktivë në jetën vullnetare dhe të shoqërisë civile.

Folësi tjetër ishte Faruk Hoxha, një ish medresistë, tashmë Imam në një fshat të Drenasit dhe pjesë e menaxhmentit të gjigantit Ferronikeli.
z.Hoxha rreth motivimit që gjenë njeriu në rrugën për të qenë i sukseshëm. Këto teori të tija ai i konkretizoi me shembuj nga angazhimet e tij prej më shumë se një dekade në fushën e vullnetarizmit, bamirësisë, thirrjes dhe angazhime tjera. Ai prezantimin e tij e shoqëroi me vizualizime të fotografive nga aktivitetet e tij. Duke qenë një ish medresistë u fokusua dhe në orientimin dhe rekomandime konkrete për medresistët në mënyrë që të jenë aktivë dhe të sukseshëm në jetë dhe punë.

Folësi i fundit ishte nxënësi Lirim Xhelili i cili foli për atë se çfarë e ka motivuar në rrugën e tij deri në medrese, sukseset që ka arritur në gjitha nismat brenda dhe jashtë medresesë dhe kulmi ngadhnjimi në kuizin e diturisë në nivel të Republikës së Kosovës. Aktualisht ai është kryeredaktor i revistës shkollore Medresisti kur mes tjerash tregoi për punën që bëjnë për ta bërë gati numrin e dytë të kësaj reviste që pritet të dal këto ditë.

Këtë program e moderoi nxënësi Fuad Ramadanii që tashmë shquhet për një prirje në këtë fushë jo vetëm brenda Medresesë por dhe në angazhime të kësaj natyre dhe jashtë saj.

Në mesin e publikut përveç mësimdhënësve dhe nxënësve të medresesë këtë ngjarje e nderuar edhe prezenca e disa imamëve nga komuna e Ferizajt!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *