Princesha budiste e Tajlandës viziton Xhaminë e Larme në Tetovë

Myftiu i Tetovës ka pritur në ambientet e Xhamisë së Larme Princeshën e Tajlandës, Maha Chakri Sirindhorn.

Në këtë pritje të mysafires së lartë, myftiu ishte i shoqëruar nga imami Baki ef. Kasami, referenti Xhemil ef. Memeti dhe sekretari personal i Myftiut Xhemil Sadiki.

Maha Chakri Sirindhorn në Tetovë ka arritur pas vizitave në disa vende të rajonit.

Princesha Maha Chakri Sirindhorn ka lindur më 2 prill 1955 dhe është vajza e dytë e Mbretit të ndjerë Bhumibol Adulyadej /Tetovasot

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *