Nga paslufta 943 kosovarë u vetëvranë

Vetëvrasja si akt nuk është vepër penale, por shtytja dhe ndihma për një akt të tillë, janë vepra penale të cilat bazohen në Ligj të Kosovës.

Ndryshe vetëvrasja është një ndër fenomenet më shqetësuese për secilin vend në botë. E sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri i vetëvrasjeve në vend është i ndryshueshëm nga viti në vit por që sigurisht duke shkruar në rënie.

Fenomeni i vetëvrasjes ka qenë i pranishëm edhe në katër mujorin e parë të këtij viti, madje edhe nga moshat më të reja e që vazhdon të jetë mjaft shqetësueses.

Duke llogaritur vetëvrasjet e kryera që nga viti 2001 deri në vitin 2016, viti i cili ka pasur numrin më të madh të vetëvrasjeve del të jetë viti 2014, me gjithsej 77 vetëvrasje dhe 261 tentim vetëvrasje.

Kurse krahasuar këtë periudhë viti me më së paku vetëvrasje del të jetë viti 2008, me 28 vetëvrasje dhe 244 tentim vetëvrasje, shkruan Indeksonline.

Sipas statistikave të numrit të vetëvrasjeve viti që lamë pas kishte arritur numrin 37 të vetëvrasjeve dhe 229 tentim vetëvrasje të tjera.

Bazuar në numrin e referencave të numrit të vetëvrasjeve del që për 16 vite në Kosovë të jenë kryer 943 vetëvrasje, duke mos arritur të dihen ende shifrat e katër mujofshin të parë të këtij viti.

Përpos vetëvrasjeve të kryera numër tejet i lartë del të jetë edhe tentim vetëvrasja, e cila në disa raste ka arritur në shifron afro 400.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *