Konferenca Shkencore “Mrekullia Shkencore e Kur’anit” u mbajt në Egjipt

Edicioni i 9-të i Konferencës  “Mrekullia Shkencore e  Kur’anit” u organizua më 13 mars 2017 në Universitetin Mansoura të Egjiptit.

Sipas Youm7.com, Shoqata Botërore  Shkencore  ‘Mrekullia e Kur’anit të Shenjtë dhe Sunetit’ bashkëpunuan në mbajtjen e konferencës nën mbikëqyrjen e Abdullah Al-Muslih, sekretar i përgjithshëm i shoqatës.

Konferenca Shkencore u hap me një ceremoni në Spitalin e Fëmijëve të universitetit me praninë e Muhamed Kenawy,  Rektor i Universitetit.

Programi i kryesuar nga Muxhahid Abulmaxhd, nga Fakulteti i  Mjekësisë, i cili vlerësoi arritjet e mëdha të universitetit në fusha të ndryshme.

Ai tha se Universiteti Mansoura është bërë një referencë e rëndësishme e   shkencave të mjekësisë në Egjipt.

Duke pasur parasysh se Mrekullia Shkencore e Kur’anit sqaron konceptet e Islamit dhe tregon një imazh të vërtetë të Fesë Hyjnore, është e rëndësishme që ngjarja akademike të mbulohet siç duhet nga mediat, shtoi ai.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *