Ahmeti: Erdogan e ka ndihmuar Kosovën për njohjen e pavarësisë

Referendumi i mbajtur të dielën e fuqizon Turqinë.

Këtë e thotë njohësi i rrethanave politike në këtë vend, Amir Ahmeti që thekson se Turqia me këtë do të fuqizohet se zëri i saj do të jetë shumë më i fuqishëm në botë, njofton Klan Kosova.

Ai përmend se presidenti një Turqi më e fortë është në interes edhe të Kosovës.

Ahmeti ka theksuar se presidenti turk, Taip Erdogan, deri tash e ka ndihmuar Kosovën në fushën e njohjeve ndërkombëtare.

“Është shumë interesant jo për Erdoganin raportet mes Kosovës dhe Turqisë nuk kanë përfunduar pasi në vazhdimësi kemi pasur kontakte me Turqinë”, ka thënë Ahmeti.

“Nuk është problemi i Erdoganit, rëndësi ka se a është në interes të Kosovës të kemi Turqinë më  të fuqishme”.

“Erdogan është president që i ka dhënë shumë njohje Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

E prej ardhjes së Erdoganit në pushtet, sipas Ahmetit, Turqia nuk e ka asnjë borxh.

“Momentin që Turqia fuqizohet do të kërkojë të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit”.

“Fuqizimi i Turqisë e bën akter shumë të fuqishëm në botë”, ka shtuar ai.

Ai thekson se në përgjithësi në bazë të rregullave të demokracisë si vendet tjera po funksionin edhe Turqia.

“Të drejtat e myslimanëve janë mohuar ku femrat s’janë lejuar në universitete të shkollohen me shami në kokë”.

“Këto të drejta po u kthehen popullit ku për herë të parë i lejohen femrat me shami në Parlament dhe këto të drejta janë mohuar plot 90 vite”.

Sipas Ahmetit fuqia e shteteve është më e rëndësishmja pasi të gjitha flasin për paqen por të gjitha prodhojnë dhe blejnë armë për tu fuqizuar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *