Arbri, gjeniu 5 vjeçar shqiptar /Video/

Ai është vetëm 5 vjeç por nuk është si të gjithë fëmijët e tjerë. Aftësitë e tij jo vetëm që kalojnë, aftësitë mendore të bashkëmoshatarëve, por niveli i tij i inteligjencës është aq i lartë sa mund të quash me plot gojën një gjeni.

Arbri është i zoti të bëjë mbledhje të shifrave shumë të mëdha si dhe të gjejë çfarë dite i takon një datë e një viti të caktuar.

Edukatorja e tij rrëfen që prej kur Arbri u bë pjesë e grupit të saj arriti të kuptojë që ai ishte një fëmijë i vieçantë me një potencial intelektual të jashtëzakonshëm.

“Më ka bërë përshtypje sepse Arbri ishte pak më i veçantë nga të tjerët, është i heshtur, studion ambientin, i zgjedh shokët dhe shoqet pastaj pozicionohet.”- shprehet edukatorja.

Gjeniu 5 vjeçar do t’i nënshtrohet testit të inteligjencës për të konfirmuar zyrtarisht shkallën e tij të intelektit.

Fjala e fundit do t’i mbetet Ministrisë së Arsimit nëse 5 vjeçarit do t’i lejohet të kalojë klasat më shpejt, me qëllim që të mos humbi interesin për shkollën e njëkohësisht të avancojë në marrjen e njohurive.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *