Si të bëhemi të suksesshëm në jetë, dhe, përse planet tona shumë herë na dështojnë?

Si të bëhemi të suksesshëm në jetë, dhe, përse planet tona shumë herë na dështojnë?

Nëse planet tona nuk janë në koordinim me ligjet e Zotit në natyrë, punët tona dështojnë. Ekziston një dallim i madh mes asaj që e dëshirojmë dhe asaj

Etiam feugiat dolor ac elit suscipit in elementum orci
“Pafajësia e shqiptarit”
Luftë e re në Irak: Siria po mbetet në harresë, sepse Musuli është ardhmëria e sunnitëve!

Nëse planet tona nuk janë në koordinim me ligjet e Zotit në natyrë, punët tona dështojnë. Ekziston një dallim i madh mes asaj që e dëshirojmë dhe asaj që mund ta bëjmë. Ky dallim reduktohet për aq sa planet tona janë në përputhshmëri më mundësitë që i disponojmë dhe me ligjet e natyrës që ne (s)i njohim.

Sipas Islamit, vepra që nuk përkonë me realitetin e natyrës, as është e dobishme as mund të realizohet. Kurani kategorikisht nënvizon faktin se natyra vepron sipas rregullit tepër të sistemuar nga Zoti. Edhe pse neve shumë herë na duket se ka kaos në natyrë, natyra dhe jeta lëvizin vetëm sipas ligjeve që i janë vënë në dspozicion.

Njeriu, si pjesë e natyrës, që edhe ky domosdo i nënshtrohet ligjit të jetës, nuk mund të bëjë gjë jashtë parametrave të ligjeve të natyrës. Prandaj, për të mos dështuar planet tona, ne jemi të obliguar që t’i kuptojmë ligjet e jetës dhe të natyrës. Këtë ndërlidhje kaq të ngushtë dhe kaq precize mes veprës, njeriut dhe natyrës, Kurani e quan SUNNETULLAH.

(Marrë nga një shkrim yni që e kishim botuar ditë më parë!)

Autor: Mustafa Bajrami 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0