Banka Islamike për Zhvillim financon rrugën M2

Banka Islamike për Zhvillim financon rrugën M2

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në takim e përfaqësuesit e IDB-së, SFD-së dhe OFID-it, me të cilët bisedoi për mundësitë e realizimit t

Demarkacioni dhe ushtria mund ta çojnë vendin në zgjedhje
Asociacioni, kompromisi për ushtrinë dhe Demarkacionin
Caritas fiton para të majme nga qeveria dhe komunat e Kosovës /Video/

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në takim e përfaqësuesit e IDB-së, SFD-së dhe OFID-it, me të cilët bisedoi për mundësitë e realizimit të projektit për zgjerimin e rrugës kryesore M2, Milloshevë – Mitrovicë.Në këtë takim morën pjesë Atiq Ahmad – përfaqësues i Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), Yaser A. Albakri dhe Abdullah M. Al Shoaibi nga Fondi Saudit për Zhvillim (SFD), si dhe Arij F. Senussi Abedesaid dhe Natalia Patricia Salazar Alekseyeva nga Fondi për Zhvillim OFID, të cilët shprehën gatishmërinë për financimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, i cili do të mundësojë qarkullimin më të mirë në mes të Mitrovicës dhe Prishtinës.

Ndër të tjera, u diskutua edhe për rëndësinë e implementimit të këtij projekti me sukses dhe në afat sa më të shpejtë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0