Nike dizajnon hixhabin e veçantë për sportistet muslimane /Foto/

Nike dizajnon hixhabin e veçantë për sportistet muslimane /Foto/

Një burim nga kompania Nike ka konfirmuar se videoja virale e quajtur “What will they say about you?”, ku shfaqen sportistet nga Lindja e Mesme, është

Mbi 350 mijë euro nga blerjet online
Ulet vlera e Bitcoin-it pasi Koreja e Jugut po shqyrton ndalimin e tij
Panairi i Hallallit në Stamboll, i vetmi me mbështetjen e OIC-së

Një burim nga kompania Nike ka konfirmuar se videoja virale e quajtur “What will they say about you?”, ku shfaqen sportistet nga Lindja e Mesme, është pjesë e fushatës “Nike Pro Hijab” që promovon hixhabin e parë sportiv i cili do të jetë në dispozicion në pranverë të vitit 2018.

“Punimet për «Nike Pro hixhabit» kanë filluar që një vit, por ideja për këtë ekziston për një kohë të gjatë, sepse numri i vajzave me hixhab është në rritje, dhe ato duan të merren me sport.” thuhet në një deklaratë të kompanisë Nike.
“Dizajni i hixhabit është rezultat i drejtpërdrejtë i asaj që na kanë treguar sportistët tanë të cilët e përdorin këtë produkt për çfarë ata kanë nevojë, ne shpresojmë se ajo do t’i ndihmoj sportistët në të gjithë botën,” thotë Megan Saalfed zëdhënëse e Global Nike.
Kështu Nike do të bëhet kompani e parë e veshjeve sportive që do të prodhon një hixhab për veprimtaritë që i përkasin fushës së sportit.
Ky hixhab përbëhet nga një copë e lehtë, me vrima shumë të vogla për ajrosje, në tre ngjyra.
Patinatorja artistike e Emirateve të Bashkuara Arabe, Zahra Lari, është një nga ato sportiste që ka veshur hixhabin e punuar nga Nike.
“Shumë krenare që jam pjesë e këtij udhëtimi të pabesueshëm”, ka shkruar ajo mes të tjerash në Instagram.
Hixhabi është temë komplekse në diskutimet sportive globale. Skermistja Ibtihaj Muhamed është bërë sportistja e parë amerikan që ka garuar me hixhab në Lojërat Olimpike, por federata të ndryshme sportive, në shumë vende, e kontestojnë hixhabin në garat sportive.
Vendet me shumicë muslimane, të tilla si Arabia Saudite, i inkurajojnë femrat që të angazhohen në aktivitete sportive, ata besojnë se hixhabi i punuar nga Nike do të ndihmon në ndryshimin e perceptimit për sportistet muslimanë në botë.

Image result for nike design muslimImage result for nike design muslim

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0