MASHT-i ka korrigjuar tekste që nuk do të kenë përdorim në shkolla

MASHT-i ka korrigjuar tekste që nuk do të kenë përdorim në shkolla

Jo vetëm që nuk do të kenë përdorim afatgjatë, por edhe korrigjimi i bërë nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, sipas Zyrës së Audit

Vetëvendosje publikon orarin e nisjeve për protestën e nesërme
Il Giornale: Shqipëria si Kolumbia, bandat do ta kontrollojnë edhe qeverinë e re
Zgjedhja e Talat Xhaferit kryeparlamentar, kusht i Gruevskut për tia dhënë pushtetin Zaevit?

Jo vetëm që nuk do të kenë përdorim afatgjatë, por edhe korrigjimi i bërë nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, nuk ka arritur t’i evitojë mangësitë përmbajtesore në librat shkollorë.

Gjatë auditimit të procesit të rishikimit të teksteve shkollore, ZAP-i ka vërejtur se ndërhyrjet kanë qenë kryesisht teknike, shkruan sot Koha Ditore.

Shkaku i ndryshimeve të pakta që janë bërë në tekste, si dhe fakti se përmirësimet e bëra në pjesën më të madhe kanë të bëjnë me gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore, vendimi i MASHT-it që të ribotojë të gjitha tekstet shkollore për vitin 2016-17 është cilësuar i nxituar nga ZAP-i. Kostoja e ribotimit ka qenë afro 7 milionë euro.

MASHT-i pas presionit publik vitin e kaluar ka themeluar një këshill për rishikimin e teksteve shkollore, por të cilat tekste nuk mund të përdoren, meqë në vitin shkollor 2017-2018, do të nisë zbatimi i kurrikulës së re.

Në raport thuhet se ka ende stoqe me tekste të vjetra dhe se nuk është analizuar se cilat tekste kanë pasur nevojë të ribotohen. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: