Mundësi studimi në Universitetin “Hacettepe” në Ankara

Edhe pse në çdo universitetet vihen re dallime në pranimin e studentëve të huaj, sot duam të ndajmë me ju kriteret që Universiteti “Hacettepe” në Ankara, një nga universitetet shembullore në Turqi, ka aplikuar në pranimin e studentëve të huaj për vitin akademik 2016-2017.

Kandidatët që kanë përfunduar një shkollë të mesme ekuivalente me gjimnazet turke dhe kanë plotësuar kushtet e tjera të nevojshme, nëse i përmbushin të gjitha kriteret mund të aplikojnë për arsimin e lartë dyvjeçar dhe programin e parë (Bachelor) të Universitetit “Hacettepe”. Për t’u informuar mbi programet dhe kontingjentet që ofron Universiteti Hacettepe për studentët e huaj në vitin akademik 2016 – 2017 mund të vizitoni faqen zyrtare të universitetit në internet duke klikuar në adresën: www.hacettepe.edu.tr, e cila është në gjuhët turqisht dhe anglisht. Vetëm bërja e aplikimit online nuk nënkupton që studenti është pranuar. Universiteti është i lirë në vlerësimin e aplikimeve dhe në përzgjedhjen e kandidatëve që do të pranojë.

Për të aplikuar për studime në Universitetin “Hacettepe” në Ankara të Turqisë mund të përfitoni nga adresa elektronike:

Ndërsa për të mësuar mbi rezultatet e provimeve dhe pikët e kërkuara për të aplikuar në këtë universitet klikoni në:

Për të mësuar mbi programet e para (Bachelor) që mund të aplikoni klikoni këtu:

Aplikimet online për studentët e huaj vitin e kaluar filluan në datën 2 maj 2016 dhe vazhduan deri në datën 24 qershor 2016. Data e fundit e mbërritjes së dokumenteve në Universitetin Hacettepe ishte 1 korrik 2016. Përfundimet e regjistrimit (shpërndarjes sipas degëve) u publikuan në 21 korrik. Kurse regjistrimet finale u realizuan në datat 29 gusht – 2 shtator.    Pritet që edhe këtë vit datat të jenë të përafërta me ato të vitit të kaluar.

Për sa i takon tarifave të studimit që u zbatuan vitin e kaluar në Universitetin “Hacettepe” ato ishin: 2 955.-TL (Lira Turke, ose rreth 820 dollarë) për Fakultetin e Mjekësisë (për të dy semestrat); 2 470 TL (Lira Turke ose 690 dollarë) për Mjekësi Dentare (Stomatologji); 1 420.-TL (Lira Turke ose 395 dollarë) për Fakultetin e Shkencave të Edukimit (Pedagogjik);  950.TL (Lira Turke ose 265 dollarë) për Fakultetin e Shkencave Sportive. Kurse për vitin akademik 2017-2018, shifrat mund të jenë pak më të larta.

Në rast të miratimit të aplikimit tuaj do të informoheni me një letër që do t’ju dërgojë Universiteti “Hacettepe”. Bashkë me këtë letër mund ti drejtoheni ambasadës ose konsullatës turke më të afërt me vendbanimin tuaj. Para se të vini në Ankara mund të hulumtoni mundësitë e akomodimit, për konvikt. Për të mësuar turqishten mund të përfitoni nga kursi përgatitor me kohëzgjatje 1 vit, që ofron Qendra e Mësimit të Gjuhës Turke (TÖMER) në kuadër të Universitetit “Hacettepe”. Bujaria e njeriut turk, dashamirësia e tij do t’ju ndihmojë për të krijuar shoqëri të këndshme, kështu me anë të shokëve e shoqeve të reja do ta mësoni më shpejt gjuhën turke.

Në episodin e ardhshëm do t’ju informojmë mbi kreditë dhe mundësitë e bursave të studimit që jepen për të huaj që do të ndjekin studimet e larta në Turqi.

Autor: Mücahit TÜRKÖNE

Shqipëroi: Serdar HÜSEYNİ

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *