Panairi i Hallallit në Stamboll, i vetmi me mbështetjen e OIC-së

Panairi i Hallallit në Stamboll, i vetmi me mbështetjen e OIC-së

“Istanbul Halal Expo” është pranuar zyrtarisht si panairi i vetëm i produkteve hallall, që gëzon mbështetjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (O

Muslimanët më shumë brengosen për ushqimin hallall, se sa për fitimin hallall
Mbi 350 mijë euro nga blerjet online
Banka Islame për Zhvillim ndihmon Senegalin me 300 milionë dollarë

“Istanbul Halal Expo” është pranuar zyrtarisht si panairi i vetëm i produkteve hallall, që gëzon mbështetjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

Siç bën të ditur agjencia ndërkombëtare e panaireve “Discover Events” përmes një komunikate me shkrim, Panairi i Hallallit në Stamboll është bërë ekspozita e vetme e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për prodhimet hallall, falë një marrëveshjeje të nënshkruar nga kompania organizative dhe OIC-ja.

Në samitin e muajit dhjetor 2016, organizuar nën kujdesin e Presidencës së Turqisë në bashkëpunim me Institutin Turk të Standardeve (TSE), Institutin e Standardeve dhe Metrologjisë për Vendet Islamike(SMIIC), si dhe agjencinë “Discover Events”, 90 folës bënë vlerësime në lidhe me produktet hallall dhe tregjet financiare.

Pas këtij takimi, presidenti i Këshillit të Samitit Botëror të Hallallit, Yunus Ete, kishte shkuar në Marok dhe kishte vendosur firmën mbi marrëveshjen e sipërcituar.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0