Kanada: Muslimani, pronar i restorantit ofron ushqim falas për njerëzit në nevojë

Kanada: Muslimani, pronar i restorantit ofron ushqim falas për njerëzit në nevojë

Rreth katër muaj më parë Marche Ferdous ka filluar shpërndarjen e ushqimit falas, për t’i ndihmuar nevojtarët, kryesisht njerëzit e pastrehë. Këtu, ç

Shteti me vetëm 16 % muslimanë: Singapori me një presidente me hixhab
Ndikimi psikofizik i lutjes Kuranore në shëndetin e njeriut
Të famshmit që u bënë mysliman gjatë vitit 2016 /Video/

Rreth katër muaj më parë Marche Ferdous ka filluar shpërndarjen e ushqimit falas, për t’i ndihmuar nevojtarët, kryesisht njerëzit e pastrehë.

Këtu, çdo ditë, ofrohen falas katër deri në pesë vakte ushqimi.
“Ne nuk bëjmë pyetje dhe nuk i gjykojmë njerëzit. Ata duan të hanë, dhe ne u japim atyre ushqimin. Kjo është ajo… kjo është e gjitha”, bashkë-pronari i restorantit, Yahya Hashemi për mediat kanadeze.
– Njerëzit që nuk kanë para janë të mirëpritur për të ngrënë pa pagesë”, shkruan në anglisht dhe frëngjisht në një fletë e thjeshtë A4 në derë, e cila qëndron në derë të restorantit.
Hashemi thotë se ndihmesa e nevojtarëve është pjesë e besimit të tij si musliman, dhe se me këtë veprim ai dëshiron që t’i jep edhe diçka Kanadasë, vend i cili i ka dhënë atij shumë.
Ai, për CBC News tha se shumica e konsumatorëve kishin filluar ta mbështesin atë duke i ofruar para për ushqim që t’i ushqej të tjerët.
“Ata vijnë tek unë, më japin nga 20$, 30$, 50$ dhe thonë: “Nevojtarët që vijnë pas meje do të ushqehen në llogarinë time”, thotë Hashemi.
“Kjo nuk është ndonjë punë e madhe. Ushqimi që tepron do hidhet në fund të ditës, atëherë pse të mos e japim atë për njerëzit që kanë nevojë?”, thotë kuzhinieri i restorantit, Abdelkader Bejaoui për CTV News Montreal
Edhe bashkëpronari, Ala Amiry pajtohet me këtë: “Ky është një gjest i vogël, me anë të cilit shpresojmë që njerëzit të cilët ndodhën në situatë të vështirë t’i bëjmë të ndjehen pak më mirë”, thotë ai për Gazetën Montreal.


Yahya Hashemi dhe Ala Amiry

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: