Dy fjale mbi zgjedhjet ne Maqedoni

Dy fjale mbi zgjedhjet ne Maqedoni

Është obligim i patjetërsueshëm moral, kombëtar e fetar për të gjithë nënshtetasit shqiptarë të Maqedonisë nga e gjithë diaspora që kanë të drejtë vot

Të mos lëndojmë në emër të shakasë!
Letër e hapur Ambasadës së Turqisë në Kosovë!
Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it me policët serb akuzon Grupin e Dobrosinit

Është obligim i patjetërsueshëm moral, kombëtar e fetar për të gjithë nënshtetasit shqiptarë të Maqedonisë nga e gjithë diaspora që kanë të drejtë vote që të organizohen dhe mobilizohen për të marrë rrugën për në atdhe dhe për ta ushtruar të drejtën e tyre të votimit.

Jo vetëm sa për ta ushtruar këtë të drejtë, por edhe për ta dhënë kontributin e tyre në ndryshimin e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë. Një votë ndryshon një komb, ndryshon historinë.

Prandaj, mos e lësho këtë rast ta japësh kontributin tënd për ta luftuar të keqën që i ka përfshirë bashkëkombësit tonë në Maqedoni.

Çdo shqiptarë i Maqedonisë duhet të jetë biri dhe bija e vendit dhe kohës së vet.

Vendi është qendra e votimit dhe koha është 11 dhjetori ku dhe kur ti duhet të jesh në vendin e duhur dhe kohën e duhur për t’i dhënë fund politikës destruktive makiavelistë te dhunës dhe poshtërimit të shqiptarëve në Maqedoni.

Zgjohuni nga gjumi i indiferences sepse ajo eshte semundja e latrgjise (pertacisë) së shpirtit (Schlafkrankheit der Seele) dhe eshte nder mekatet me te medha te njeriut.

 

Autor: Muhidin Ahmeti

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: